Categories: LajmePolitika

Valbon Limani: Në Gostivar zgjedhjet parlamentare do të fitohen nga ASH-ja

 

Çdo propozim dhe vendim që do vinte nga partia ku unë jam anëtar, do ta respektoja. Kështu tha kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Degës së ASH-së në Gostivar, Valbon Limani i pyetur nëse do të garonte për deputet në zgjedhjet e pranverës.

Ai këto komente i bëri sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, duke shtuar se nëse do i vinte një ofertë për të garuar për deputet, do ta mendonte.

“Nuk kam menduar në këtë drejtim asnjëherë, sërish do them se në ASH ka shumë djem e vajza që kanë kualitet, por nëse organet e partisë vendosin, ndoshta do ta kisha menduar, mirëpo jo me çdo kusht. Dua të thm se ambicie rreth asaj nuk kam personalisht, mirëpo prap e them se e gjithë ajo që do të vijë si propozim dhe si vendim i partisë, unë si anëtar i ASH do ta respektojë”, deklaroi Limani.

Limani tha se dega e ASH-së në Gostivar akoma nuk ka folur për emrat e mundshëm për deputetë, por thotë se ai që duhet ti hy kësaj gare patjetër është lideri i partisë dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari.

“Nuk kemi menduar rreth asaj mirëpo mendoj se duhet të jetë pasi është edhe lideri i partisë është kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari. Sa u takon emrave të tjerë kemi shumë të cilët veç se janë të përdëftuar dh mendoj se ne si Degë e ASH në Gostivar do të zgjedhim emrat më të mirë për të na përfaqësuar në Parlament”, theksoi Limani.

I pyetur nëse ai do të jetë kandidati i ASH-së për kryetar komune në Gostivar në zgjedhjet lokale të 2025-ës, u përgjigj:

“Mendoj se ka shumë kohë deri në zgjedhjet lokale të vitit 2025 dhe mendoj se ka shumë kohë për të parë se çka do ndodh në skenën politike. Gjithashtu, patjetër ta cek se në partinë tonë ka shumë individ, shumë djem e vajza të cilët kanë kualitet dhe të cilët me dinjitet mund të udhëheqin çdo institucion, në këtë rast edhe me Komunën e Gosivarit”.

Ndryshe nga ajo që nuk kishte përgjigje të drejtpërdrejta nëse dhe kush do garojë për deputetë nga ASH, Limani me bindje tha se edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gostivar do të fitohen nga partia ku ai bën pjesë.

“Jam i bindur se ASH edhe kësaj here siç ka ndodhur në tre-katër ciklet e fundit zgjedhore, dhe mendoj që me punën që kemi bërë dhe me qasjen tonë ndaj qytetarëve, mendoj se e meritojmë dhe besoj se qytetarët dinë ta vlerësojnë këtë, dhe me këtë do të na japin besimin edhe në zgjedhjet e radhës”, deklaroi Limani.

Limani tha se ASH vendimin se si do të garojë në zgjehdje akoma nuk e ka sjellur dhe se një gjë e tillë do të ndodh periudhën e ardhshme nga ana e Kuvendit Qendror të partisë. Ai pret që ky organ të sjellë vendimin më të mirë me të cilin, siç theksoi, do të bëhej ndryshimi te shqiptarët.

Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 8 maj të vitit tjetër së bashku me rrethin e dytë të presidencialeve, kurse rrethi i parë me 24 prill.

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

10 minutes ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

34 minutes ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

47 minutes ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

1 hour ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

2 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

2 hours ago