Categories: LajmePolitika

Taravari thirje BDI-së: Përkrahni nismat konkrete të ASH-së për përfaqësim të barabartë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në lidhje me punësimet e 8 maqedonasve që u paraqiten si shqiptarë në komunën e Kumanovës. Ai thotë se ky ka rast ka ndezur ka rast ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena, pasi ky është një zakon shumëvjeçar në vendin tonë. Taravari kritikon po ashtu edhe dhe faktin se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu, sipas Taravarit, edhe në ministritë më të rëndësishme të sovranitetit të vendit si ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes, përfaqësimi i shqiptarëve është shumë i ulët me atë që duhet të jetë, sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Jam i gëzuar që pas një kohe me disa raste kritike të punësimeve, BDI-ja po fillon të shohë me kujdesin e duhur këtë çështje. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, është kthyer obligativ punësimi i shqiptarëve por de facto nuk ka qënë kështu. Ka raste flagrante të tjetërsimit të kombësisë vetëm për të përfituar një vend pune si për shembull rasti në Komunën e Kumanovës, dhe ka qënë ky rast që ka ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena.

Deklaratat mashtruese dhe mbi të gjitha anti-ligjore për identitetin kombëtar janë bërë fatkeqsisht një zakon shumë vjeçar por falë Zotit duket se tani janë mobilizuar të gjithë për t’i ndaluar…

Duke e parë këtë gjë si parimore dhe urgjente dua të kujtoj dhe faktin skandaloz se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu konstatoj me keqardhje se në Shërbimet e Qeverisë shqiptarët janë vetëm 6,9%, në Presidencë vetëm 12,7%, në Ministrinë e Mbrojtjes vetëm 13,3% dhe në Gjykatën shqiptarë apo Kushtetuese 7,69%…mendoj se alarmi këtu është i Kuq, i dukshëm dhe nuk ka nevojë të pritet asnjë minutë më shumë nga vitet që nuk është bërë asgjë për ta ndryshuar.

Mendoj se është koha për një nismë legjislative për të ndryshuar Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, neni 3, paragrafi 3, i cili në mënyrë flagrante shkel parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke përjashtuar zbatimin e tij gjatë procesit të rekrutimit dhe punësimit në organet më të rëndësishme të sovranitetit shtetëror siç janë Armata, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme (dhe organet e administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfshirë Byronë për Siguri Publike), Agjencia për Siguri Nacionale, Agjencia e Inteligjencës dhe Drejtoria e Policisë Financiare. Përveç minimit të shtetit të së drejtës që shkakton rrëzimi i tillë i hierarkisë së normave juridike, politikisht, kjo shkelje kushtetuese mirëmban logjikën diskriminuese dhe përjashtuese të periudhës së para vitit 2001, duke përjashtuar afro 20.000 pozita shumë të ndjeshme në sektorin e sigurisë nga parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Apeloj tek partnerët tanë politikë, e sidomos i bëj thirrje BDI-së si një parti që ka sensibilitet natyror ndaj shqiptarëve, të angazhohet seriozisht dhe të përkrahë nismat konkrete të bartura nga ASh në nivel Qëndror për të zbatuar përfundimisht parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si :

1. Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me mekanizma të qartë zbatues dhe sanksionues ;

2. Amandametimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik për të ndalur shkeljen e Kushtetutës në sektorin e sigurisë ;

3. Futjen e përkatësisë kombëtare në çertifikatat e lindjes për të ndalur njëherë e mirë deklaratat abuzive të përkatësisë.

Nuk ka kohë tjetër për të nisur punën se sa Tani!

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid0UHGyfQKZfjD3nazXYrxvGsBo3QiZtc6hFdXjNYgDqpTVewCipqHcEyzejZohsvftl/?mibextid=cr9u03

admin2 admin2

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

5 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

5 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

5 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

5 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

7 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

8 hours ago