Taravari: Shkuarja e BDI-së në opozitë do të jetë mirë për BDI-në, për shqiptarët dhe Maqedoninë

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Opozita e Bashkuar Shqiptare, Arben Taravari, tha se nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Megjithatë, ai shtoi se është koha që kjo parti të largohet nga pushteti.

“Nuk kemi vija të kuqe, komunikimi vazhdon me të gjitha partitë, por në parim jam i sigurt se opozita shqiptare do ta sjellë ndryshimin e pritur gjatë te shqiptarët, 22 vjet një parti edhe sikur çdo gjë të ishte mirë është shumë”, tha Taravari.

Ai shtoi se BDI-ja ka pasur skandale dhe afera, përfshirë manipulim të zgjedhjeve.

“Keqpërdorim në zgjedhje ka pasur, këtë e dinë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sidomos në zgjedhjet e fundit të 2020, se janë manipuluar po se po, se ka pasur vota që janë blerë, në këto zgjedhje opozita e bashkuar do të fitojë, por diferenca do të jetë pak më e madhe që të mundet të manipulohen”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës.

Kandidati për president në RMV foli edhe për kryeministrin shqiptar të këtij vendi, Talat Xhaferi, për të cilin tha se ka funksion vetëm simbolik.

“Sot nuk kemi kryeministër shqiptar por simbolik, kryeministër teknik. Ne si parti e kemi përkrahë zotërinë Talat Xhaferi edhe për kryeparlamentar, edhe për pozicionin e kryeministrit teknik sepse simbolika është e rëndësishme, por a e dini cili ishte propozimi i parë i kryeministrit teknik? Shkarkimi i dy ministrave shqiptarë”, tha Taravari.

Sipas tij, është e rëndësishme që t’i jepet mundësia një strukture të re politike dhe që BDI të kalojë në opozitë.

“Ndryshimi është i domosdoshëm dhe i dobishëm, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për BDI-në. Një parti nuk është parti nëse një periudhë nuk e kalon në opozitë. Mendoj se shkuarja e BDI-së në opozitë është mirë për BDI-në, për Maqedoninë, por është mirë edhe për shqiptarët t’i japim një shans një garniture të re politike, të shohim si mund të udhëheqin”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës.

Admin01

Recent Posts

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

1 hour ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

3 hours ago

Snopçe-Mexhitit: Fshije gishtin tënd përpara se të ma tregosh njollën time

Sot në seancën parlamentare deputeti i Aleancës për Shqiptarër Halil Snopçe ka reaguar zëvendëskryeministrit Izet…

3 hours ago

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën

Ambasada në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën Shtetet…

4 hours ago

Qoku -Mislimit: Je militantē i BDI-sē, Mislimi: Më mirë i BDI-së se Serbisë

Pas publikimit të mbrëmshëm nga Bekim Qoku se komuna e Tetovës ka marrë donacion prej…

4 hours ago

Blerant Ramadani premton Saraj 100% të pastër brenda 100 ditëve

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka premtuar se brenda 100 ditëve…

4 hours ago