Smart News

Taravari përsërit kërkesën për përfshirjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Win Win” në Telma në lidhje me kërkesën për heqjen e 20% nga Kushtetuta, u shpreh se kjo është e drejtë elementare dhe se është nënçmuese që gjuha shqipe të definohet si me përqindje.

“Është nënçmuese që edhe gjuha maqedonase të quhet gjuha sllavomaqedonase, ose gjuha e Maqedonisë së Veriut, ose gjuha e 54%. Do të doja që ne ta parashtrojmë si amendament në Kuvend dhe të shoh nga bashkqytearët maqedonas se kush do të votonte kundër”, u shpreh kryetari Taravari.

Ai shtoi se duhet të ketë respekt të ndërsjellë dhe se tash është momenti që maqedonasit ta dëshmojnë respektin ndaj bashkëqytetarëve shqiptarët.

“Nuk ka Kushtetutë jo në Evropë, por në botë ku gjuha e një populli definohet me përqindje”, deklaroi mes tjerash kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Exit mobile version