Categories: LajmePolitika

Taravari për Zërin e Amerikës nga Uashington: Luftimi i korrupsionit prioritet i ministrave të Aleancës për Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, bëri të ditur se gjatë tri ditëve të ardhshme, në Washington DC do të ketë takime në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, në Kongres, Senat si dhe me mërgimtarë shqiptarë.

Taravari theksoi se në këto takime, mes tjerash do të diskutohet edhe për reformën në drejtësi në Maqedoninë e Veriut.

“Me Ministrinë e Drejtësisë do t’u përmbahemi rekomandiemve të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian dhe këto janë refomat në sistemin e drejtësisë. Besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është nga 4 deri 8 për qind. Ministri nga partia jonë po ndërmerr hapa të caktuar për ta përmirësuar besimin në sistemin gjyqësor”, u shpreh Taravari duke shtuar se korrupsioni luftohet edhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përmes digjitalizimit të proceseve si dhe nga Ministria e Shëndetësisë përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në lidhje me kushtin e Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se shqipja si si gjuhë zyrtare nuk duhet më të shprehet si përqindje.

“De facto dhe de jure, gjuha shqipe është gjuhë që përdoret çdo ditë në të gjitha institucionet. I gjithë debati është nëse do të qëndrojë gjuha shqipe ose formulimi 20%. Ne mendojmë se është momenti që bashkëqytetarët tonë maqedonas dhe përfaqësuesit e tyre politik, do ta shohin momentin se duhet të hiqet ai numër, ashtu siç insistojmë që edhe gjuha maqedonase të përdoret ashtu siç duhet”, deklaroi Arben Taravari.

https://fb.watch/kAmi3w-zcC/?mibextid=cr9u03

admin2 admin2

Recent Posts

Selmani: “Në pamundësi të dënojë VOJOVDAT, Adnan Azizi shpif kundër BDI-së (Video)

Nga Naser Selmani, Gazetar- Analist Ky është deputeti i Besës, Adnan Azizi, i cili në…

25 seconds ago

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Të nderuar qytetarë, Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që…

10 minutes ago

BDI: Izet Mexhiti nuk di për përgjegjësi, di vetëm për interes personal

Ndërsa ajri në Shkup mbrëmë kundërmonte helm, Izet Mexhiti, i cili duket se ka harruar…

15 minutes ago

Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, përafërsisht 624 metra mbi tokë

Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike…

47 minutes ago

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej 10 shfaqjesh në stadiumin Wembley me…

2 hours ago

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj…

3 hours ago