Categories: Politika

Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, sot mbajti tubim me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih.

Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm, dhe këto zgjedhje janë historike për shkak se, përveç tjerash, garon edhe Albin Kurti kundër Vuçiqit, ndërsa Maqedonia, pas zgjedhjeve, duhet të zhvillojë bashkëpunimet me Tiranën, Prishtinën, Sofjen dhe Athinën.

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi. Para 3-4 javësh kisha mundësi të ulem me një profesor amerikan i cili merret me gjeostrategjinë dhe shumë bukur i sqaroi disa gjëra me të cilat pajtohem plotësisht. Për t’u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina dhe trekëndëshi i dytë, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u zhvilluar është Shkupi, Sofja dhe Athina. Domethënë ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto dy trekëndëshe, të kemi sa më shumë bashkëpunime me këto shtete. Fatmirësisht ne kemi raporte korekte me Prishtinën, edhe me Tiranën ky bashkëpunim duhet të jetë sa më i fuqishëm dhe në të ardhmen të mendojmë sa më shumë që t’i zhvillojmë bashkëpunimet me Sofjen dhe Athinën. Këto dy trekëndësha e parandalojnë ndikimin e veriut, ose ndikimin rus”, u shpreh Taravari.

Taravari kërkoi mbështetjen e mërgimtarëve dhe theksoi se mërgata prijëse e ndryshimeve pozitive për shqiptarët e Maqedonisë.

“Nuk ka proces i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve të Maqedonisë ku mërgata nuk ka qenë ka katalizuesi kryesor. Do ta marr shumë thjesht Gostivarin. Nuk do të kisha mundësinë t’i fitoj zgjedhjet në Gostivar në vitin 2017 dhe 2021, nëse nuk ishin mërgimtarët. Prandaj është e rëndësishme që në këtë proces zgjedhor t’u kemi më 24 prill dhe 8 maj”, u shpreh Taravari duke shtuar se shteti i Maqedonisë duhet të kujdeset që të lehtësojë mundësimin e investimeve të mërgatës në Maqedoni, mundësimin e votës për mërgimtarët dhe lehtësimin e procedurave për dokumentet personale.

“Unë e di se ju keni punë, jeni të angazhuar këtu, keni familje, por keni ndikim të jashtëzakonshëm atje. Ju kisha lutur, nëse mendoni se duhet të na përkrahni, kush nuk mund të vijë, të paktën një telefonatë andej ku mundet, një gjysmë fjale që ta përkrahe ndryshimin sepse, shqiptarët prej vitit 2011 kanë votuar për ndryshim”, tha Taravari duke theksuar se shqiptarët që nga viti 2011 kanë votuar për ndryshim, por opozita s’ka qenë e e bashkuar, ndërsa tani VLEN është më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për ta sjellë ndryshimin”, tha në fund Taravari.

Admin01

Recent Posts

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

3 hours ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

3 hours ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

4 hours ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

4 hours ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

5 hours ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

5 hours ago