Categories: LajmePolitika

Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese hapen tjema të tjera / Paralajmëron parlamentin dy dhomësh

 

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të bredshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i mendosh. Ato tema, sipas Taravarit që mund të shfaqen janë një Kushtetutë e re, parlamenti dy dhomësh, decentralizim më i madh apo edhe katonizim i vendit.

“Atë që e thotë për Kushtetutën presidenti aktual, z. Pendarovski, pajtohem se Maqedonisë definitivisht i duhet një Kushtetutë e re dhe si do të riorganizohet shteti pastaj, ka mënyra të ndryshme. Decentralizimi fiskal i mirëfillit është njëra prej metodave, e dyta ndarja e rajoneve dhe financimi më i madh i tetë rajoneve ekzsituese që mund të thuhet edhe kantonizimi, pasi kur këtu e thua kantonizim menjëherë e marrin me prapavijë sikurse duhet të ndodh diçka. Ose, pse jo edhe parlamenti dy dhomësh dhe siç e kam përmendur hipotetikisht të zvogëlohet numri i komunave dhe të jetë si në vitin 1974 kur në Maqedoni kishte 25-30 komuna. Pastaj, njëra dhomë e parlamentit të jetë me përfaqësues prej pushtetit lokal e cila do të ketë financa, do ti lëviz punët, do ti zgjedh gjykatësit si më përpara, drejtorët e siptaleve, do ta ketë për përgjegjësi zhvillimin e komunës, zvogëlimin e komunave rurale, dhe në dhomën tjetër të jenë përfaqësues të partive politike që do të zgjidhen në zgjedhje. Praktikisht në të dyja dhomat do të kishim përfaqësues të zgjedhur të popullit”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

2 minutes ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

26 minutes ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

39 minutes ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

1 hour ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

1 hour ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

1 hour ago