Categories: LajmePolitika

Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare, përshëndes emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare/ Përshëndes emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se kallëzimet penale për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasamin dhe atë të Çairit, Visar Ganiun, për pritjen e Albin Kurtit janë të panevojshme dhe vetëm faktorizojnë dy politikanët e gjobitur.

“Mendoj se nuk kishte nevojë aspak. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme për t’i faktorizuar. Në këtë mënyrë vetëm faktorizohen politikisht. Unë mendoj se s’ka as vepër, as asgjë tjetër për t’i thurrur në stacionet policore dhe mendoj se është e tepruar”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Taravari, ka komentuar për gazetën LAJM, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ai ka thënë se, Kurti është i mirëserardhur në të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

“Është i mirëseardhur çdokund. Mendoj se z.Kurti dhe z.Rama janë të mirëseardhur në të gjitha trojet shqiptare. E kam thënë edhe para disa ditëve, është normale ai e zgjedh agjendën e vet, ai është kryeministër i Kosovës dhe kudo që të shkojë, do të pritet në mënyrë të ngjashem.

LAJM: A kishte nevojë për gjithë këtë debat që po zhvillohet për vizitën e Kurtit?

“Aspak! Mendoj se pak edhe partitë e opozitës (maqedonase dhe shqiptare) po i fryjnë kësaj pune, sikur duan të kenë vëmendje. Përndryshe, mendoj se një kryeministër i një shteti fqinj, siç është Albin Kurti, është i mirëseardhur gjithkund, në të gjitha komunat shqipatre, por besoj edhe në komunat tjera të RMV-së”, tha Tarvari për LAJM.

Taravari, ka përshëndetur emërtimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair. Ai tha se, edhe në Gostivar ka pas iniciativë për ndryshimin e emrave të rrugëve, por këto nisma kanë dështuar për shkak se nuk janë mbështetur nga këshilltarët e bashkësive jo shumicë.

“Emërtimin e rrugës Adem Demaçi e përshëndet dhe uroj që në sa më shumë komuna të kemi ndryshim të emrave të rrugëve. Edhe në Gostivar e kemi ngritur këtë iniciativë, por nuk i’a kemi dal për shkak të “Badenterit”. Uroj dhe shpresoj që në të ardhmen edhe në të ndryshojmë emrat e disa rrugëve nëpër qytetin e Gostivarit”, tha Taravari për gazetën LAJM.

https://fb.watch/mrypxvo7_9/?mibextid=5eVWNK

https://fb.watch/mryqyuvLFS/?mibextid=5eVWNK

admin2 admin2

Recent Posts

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur…

7 minutes ago

Limani: Prioriteti ynë kryesor është Gostivari me infrastrukturë moderne dhe funksionale

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon…

1 hour ago

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

11 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

11 hours ago

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

11 hours ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

13 hours ago