Smart News

Taravari: Ahmeti dhe BDI nuk janë të pathyeshëm

“Më vjen mirë që atë që kemi thënë për BDI-në për një kohë të gjatë dhe tani po e themi, tashmë e thonë disa parti. Se janë kancer i shoqërisë, se kanë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. ASH është krijuar si antipodi i BDI-së, ne jemi nga ish-PDSH-ja dhe tradicionalisht kemi qenë opozita dhe partia që duhet ta zëvendësojë BDI-në”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Focus” tregon se ata vendosën të hyjnë në qeveri pasi dështuan disa përpjekje për të formuar një mazhorancë të re, përfshirë edhe operacionin që dështoi për shkak të Kastrio Rexhepit, i cili, thotë Taravari, më parë ka qenë iniciator i mbledhjes së nënshkrimeve. Kur hynë në qeveri, ai pretendon se i kanë ofruar Alternativës të ndajnë tortën dhe madje të bashkohen në një parti. Sipas tij, koha i ka konfirmuar qëndrimet e tyre ndaj BDI-së.

“Më vjen mirë kjo që kemi thënë prej kohësh dhe tani po e themi, tashmë e thonë disa parti dhe kjo më gëzon. Se janë kancer i shoqërisë, se kanë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. ASH është krijuar si antipodi i BDI-së, ne jemi nga ish-PDSH-ja dhe tradicionalisht kemi qenë opozita dhe partia që duhet ta zëvendësojë BDI-në”, thotë Taravari.

Exit mobile version