Categories: LajmePolitika

Takimi i delegacionit parlamentar me Borel/Snopçe: Vendimet për Ballkanin Perëndimor të bazohen në fakte historike e jo në probabilitet

Ditën e djeshme në parlamentin e RMV-së u zhvillia takim i një delegacioni parlamentar dhe përfaqsuesin special të BE-së,z.Zhozef Borell.Ne këtë takim  përfaqsuesi i Aleancës për Shqiptarët ishte deputeti Halil Snopçe.Snopçe pas takimit pati një komunikim me publikun nëpërmjet rrjetit social Facebook ku thekson mesazhe te rendesishme te cilat i ka adresuar në këtë takim.Më poshtë ju sjellim statusin e plotë

“Bashkë me Kryetarin e Parlamentit, z. Xhaferi, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët pritëm përfaqësuesin special, z. Zhozef Borel.

Në takim pata rastin që edhe njëherë të potencoj faktin se Aleanca për Shqiptarët është partia që ka kredibilitetin më të lartë moral të flet për procesin eurointegrues, sepse është partia e vetme e cila edhe pse ka qenë në opozitë, pa asnjë kushtëzim, jo vetëm se i ka përkrahur, por ka qenë edhe vendimtare për shumë vendime në këtë proces. Përsërita edhe njëherë se ne ishim partia vendimtare që me dy deputetët e saj e rrëzuam regjimin e Gruevskit. Ishim vendimtarë në përkrahje të Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit që ishte kusht për anëtarësimin në NATO. Së fundi, ishim partia vendimtare në miratimin e Propozimit Francez, që hap rrugën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në EU. Tash në këtë vit vendimtar për procesin integrues, kur janë të patjetërsueshme ndryshimet kushtetuese, sollëm edhe një vendim shumë të rëndësishëm, e ai ishte vendimi për të qenë pjesë e Qeverisë që të bëjmë hapin  përfundimtar për nisjen e negociatave. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, mund të humbim këtë mundësi të artë dhe se kur do të ketë ofertë tjetër është vështirë të parashikohet. Pra, nëse na ikë edhe kjo mundësi, atëherë rrezikojmë të ardhmen evropiane të shtetit.

Poashtu, në takim citova deklaratën e z. Borel para ambasadorëve të BE-së, kur ai tha se Evropa përballet me pasojat e shkëputjes së burimeve të mirëqenies nga burimet e sigurisë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Z. Borel atëherë tha se mirëqenia e Evropës ka qenë e bazuar në çmimin e lirë të energjisë nga Rusia dhe nga tregu i lirë kinez. Kjo supozohej të ishte e leverdishme dhe e qëndrueshme për Evropën, por ja që pas agresionit u dëshmua që nuk qenka ashtu. Pra, ky parashikim i Evropës paska qenë i gabuar. Theksova se parashikimet, posaçërisht për shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bazohen në analiza të qarta. Duhet të bazohen në faktet historike. Pra, në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen vendime duke u bazuar në probabilitet. Politika nuk duhet të jetë probabilitet. Në të kundërtën do të ishte risk.”-Thekson Snopçe në statusin e tij në rrjetin social Facebook

https://www.facebook.com/100041636515714/posts/pfbid0Z1N1BAedRti3P7auYaBeH1AQJdUKfnWhzTCv9BEXebDasiUPb7GZLk8ExgZvhVC2l/?mibextid=cr9u03

admin2 admin2

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

2 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

2 hours ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

3 hours ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

4 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

4 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

4 hours ago