Categories: LajmePolitika

Sondazhi i “Fokus”: Taravari “shkel” Kasamin, Gashin dhe Mexhitin

Taravari ndër politikanët më të preferuar shqiptarë, lë pas Kasamin, Gashin dhe Mexhitin

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka dëshmuar edhe një herë mbështetje të lartë te qytetarët.

E përjavshmja “Focus”, në edicionin e saj online, ka publikuar një anketë më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale, ku Arben Taravari ka dalë shumë më mirë se tre liderët aktual të të a.q. “Front opozitaar” te shqiptarë, gjegjësisht se Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i Alternativës dhe Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike.

Kjo anketë, parë në tërësi nuk flet vetëm për rejting të liderëve të subjkteve politike, por përcjell mesazh deri te opozita shqiptare se popullata nuk i dëshiron politikanët të cilët janë rreshtuar me opozitën maqedonase VMRO-DPMNE e cila me veprimet e veta bllokon rrugën evropine të vendit.

Për këtë dëshmi është se anketa tërheqë vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të opinionit ekspert, ku tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e kanë dobësuar partinë dhe po e zvogëlojnë rejtingun e saj dhe të Hirstijan Mickoskit.

Ndryshe, pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë tregon një vlerësim më të lartë të Arben Taravarit në raport me Kasamin, Gashin dhe Mexhitin, por edhe afrim në raport me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë anketë e cila e plotë do të del nesër, qytetarët janë pyetur për politikanin etyre më të preferuar, ku Arben Taravari renditet politikani i dytë më i preferuar te shqiptarët. Rejtingu i tij është 3.1 % apo rreth 1.5 % më pak se lideri i BDI-së. Kasami ka rejting 2.4 %, Gashi 1.3 % dhe Mexhti 1.4 %.

Rruga evropiane e vendit dhe ndryshimet kushtetuese si narrativ dhe kontribut i vazhdueshëm nga Taravari dhe subjekti që ai drejton, dëshmon se Aleanca për Shqiptarët është subjekt politik që preferojnë qytetarët dhe votuesi shqiptarë.

https://fokus.mk/anketa-na-fokus-sudirot-mitskoski-gruevski-go-namali-rejtingot-na-vmro-dpmne/

admin2 admin2

Recent Posts

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

6 minutes ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

39 minutes ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

50 minutes ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

57 minutes ago

“Zyra për Diasporën” në Saraj , Ramadani: Mërgimtarët do jenë pjesë e vendimmarrjes dhe projekteve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar…

1 hour ago

Shqipëria hap kapituj të rinj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ngec te Kajmakçalan

“Këtë të martë, më 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që, në praninë…

1 hour ago