Ramadani: BDI vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent

Sekretari i përgjithshëm i ASH- Taravari, Blerand Ramadani përmes  një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar BDI-në se nuk di të sillet në opozite dhe  vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent, shkruan Top24

BDI vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent. Një herë kërcënon me bojkot, pastaj me krizë, ndërsa e vetmja krizë e vërtetë është ajo e identitetit të tyre politik. Me sa duket, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, të qenurit opozitë u duket si një ankth nga i cili ende nuk po zgjohen.

Në vend që të reflektojnë për krimet dhe gabimet e tyre, ata zgjedhin të inskenojnë një cirk politik, ku roli i viktimës dhe ai i kërcënuesit ndërrohen brenda ditës.
Ky është një nga ato rastet kur një parti, e mësuar vetëm me privilegjet e qeverisjes, nuk di të mbijetojë në opozitë. Nuk e dinë si të funksionojnë pa institucione nën kontroll, pa administratë të politizuar dhe pa shantazhet e zakonshme.
Ndërkohë që Ne themi se zgjedhjet do të zhvillohen, qytetarët do të zgjedhin, dhe ata që kanë manipuluar e abuzuar me votën për vite me radhë do të përballen me realitetin.
https://www.facebook.com/share/169Xfo9Nok/?mibextid=wwXIfr

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

52 minutes ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

1 hour ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

5 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

6 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago