Para nisjes për në Turqi ku e po e pret një trajtim shëndetësor, Emeti dhe vogëlushja Dilara janë vizituar nga kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njofton Gostivari Sot.
Me këtë rast, Taravari ka shprehur përkrahjen e tij dhe i ka uruar Emetit fat e sukses në mjekimin e saj të mëtejm në Stamboll të Turqisë.
Nesër Emeti pritet të hospitalizohet në një Klinikë të Turqisë për të iu nënshtruar operacionit dhe terapive të nevojshme, shkruan Gostivari Sot
Mjekët në Spitalin i kanë prermtuar që gjasat për të shpëtuar janë shpresdhënëse, madje me gjasë 60%.
“Famija ime e dytë dëshiroj të ndaj lajmin me ju. Nga Liv Hospital në Turqi, doktorët dhe onkologët më kanë garantuar 50-60% se do të shpëtoj. Me ndihmën e Zotit kanë shumë shpresë. Në fillim nevojitet të kryhet një operim, pastaj do të vazhdoj me një imuno – hemo terapi. Javën e ardhëshme, të hënën duhet të shtrihem në Spital. Një betejë e rëndë por do të ia dal vetëm për vajzën time”, shkruan në mesazhin e dërguar në Gostivari Sot nga Emeti.