Anketa vulos lidershipin: Taravari ndër tre politikanët më të besueshëm të vendit, vendimi për përjashtimin e ASH-së, gabimi fatal i VLEN-it

 

Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon sa u takon partive politike, edhe aty ASH e drejtuar nga Taravari është forca kryesore politike për nga mbështetja kundrejtë LD, BESA dhe Alteranativa.

Në pyetjen se cilën parti politike do ta votoni në zgjedhjet lokale, 5,8% janë shprehur për ASH-në, për Besën 2,6%, për LD 3,6% dhe për AAA 1,0%.

Pra, vlerësimi i përgjithshëm , nxjerr në pah se vlerësimin më të lartë e ka  ASH- ja e Taravarit, i cili ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal.

Taravari para vendimit për të garuar i vetëm, kishte kërkuar anketa dhe kishte prezantuar disa anketa të brendshme të partisë së tij, por kjo nuk u pranua nga tre liderët e tjerë të koalicionit, me çka edhe kjo anketë i jep të drejtë atij mbi vendimet e fundit të sjellura në Kryesinë më të ngushtë partiake, dhe sqaron qartë se pa Taravarin, VLEN nuk ka besueshmëri te popullata.

Pra, Pa Taravarin VLEN nuk ka vlerësim më të lartë se Ali Ahmeti, ndërsa me të lideri i BDI-së (12.1%) , mbetet pas.

Sa i përket liderëve të partive politike te kampi politik maqedonas, Mickoskit i besojnë 25.4% e të anketuarve, ndërsa në vendin e dytë është Venko Filipçe me 3.8%.

Anketa e Market Vision është realizuar nga 20 marsi deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit – në një mostër prej 1,200 të anketuarish (gabim statistikor: 3%; intervali i besimit: 95%).

Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave mbi popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

admin

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

1 hour ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

2 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

4 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

5 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

5 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

6 hours ago