Categories: LajmePolitika

Ministri Krenar Lloga mirëpret prof.Bajram Pollozhanin, mbështetja dhe këshillat e tij janë te mirseardhura

Ministri Krenar Lloga sot në kabinetin e tij duket se ka pasur një vizitë të këndshme dhe produktive.Ai ka pritur profesorin e tij dhe juristin e mirnjohur z.Bajram Pollozhanii cili i ka shorehur hapur mbeshtetjen e tij në punen e ministrit.Kete Krenar Lloga e beri të ditur vete në një postim në rrjetin social Facebook:

“I nderuar nga vizita e Prof.Dr. Bajram Pollozhani, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, ish zv.ministër i drejtesisë, kontribues në jetën shoqërore, politike e institucionale në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Profesor Pollozhani është autor i shumë punimeve shkencore dhe librave nga fusha e së drejtës.

Pasi më uroi për detyrën e re, shprehi mbështetjen dhe gadishmërinë që sfidave në të ardhmen tu qasemi me guxim e profesionalizëm dhe se këshillat e tij nuk do të mungojnë nga afër.

Si student i tij, vlerësova shumë mbështetjen e profesorit. Këshillat, vërejtjet e sugjerimet e tija do të jenë të mirëseardhura, sidomos tani kur para nesh janë disa procese të rëndësishme si ai i rrugëtimit evropian, ndryshimeve kushtetuese, reformave në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sfidave tjera që na presin në të ardhmen”.-shkruan Lloga

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0aDFSLeAaUJKE45r9R49uDfbnZQKTSbmENPeG67YoKHmkEmUiMx5PuH2qMzc4Tk9el&id=100090407993687&mibextid=qC1gEa

admin2 admin2

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

28 minutes ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

36 minutes ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

41 minutes ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

47 minutes ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

3 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

3 hours ago