Categories: LajmePolitika

Ministri Azir Aliu realizoi takim bilateral me ministren e Ministrisë së Digjitalizimit të Sllovenisë – Emilija Stojmenova – Duh

Në suaza të ,,Forumit të Prespës për Dialog 2023” në Strugë, që filloi ditën e sotme, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, realizoi takim bilateral me ministren e Digjitalizimit të Sllovenisë – Emilija Stojmenova-Duh.

 

Në takim u diskutua për digjitalizimin dhe idetë inovatore, ndërsa në fokusin kryesor ishte bashkëpunimi aktual mes dy vendeve, intensifikimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi në suaza të marrëdhënieve bilaterale.

 

,,Transformimi digjital nuk është vetëm e drejtë për të zgjedhur, por veçmë është i “pashmangshëm”. Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektorët, në të gjitha aspektet e përditshmërisë dhe të punës së jetesë sonë. Me rëndësi të konsiderueshme është që të ndërmerren hapa konkretë në aspekt të përmirësimit të infrastrukturës dhe ndërlidhjes në rajon”, potencoi ministri Aliu.

 

,,Forumi i Prespës për Dialog 2023″, i titulluar: ,,Zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030: Mision (i pa) mundur?”, është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’u mundësojë shteteve, liderëve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë relacione afatgjate dhe t’i përforcojnë partneritetet.

 

Në këtë edicion të tretë ,, Forumi i Prespës për Dialog 2023” në Strugë, pjesë e diskutimeve që do të mbulojnë disa seanca në dy ditët e ardhshme janë edhe përfaqësuesit e lartë qeveritarë vendas dhe ndërkombëtarë, liderët nga rajoni dhe nga bota.

 

Ministri Azir Aliu, nesër do ta udhëheq panel-sesionin me titull: “Transformimi digjital i ndërlidh: perspektivat për ndërtimin e partneriteteve në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa si e ftuar speciale është Ministrja e Ministrisë së Digjitalizimit të Sllovenisë – Emilija Stojmenova-Duh.

admin2 admin2

Recent Posts

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

13 minutes ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

26 minutes ago

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

59 minutes ago

Selmani: “Në pamundësi të dënojë VOJOVDAT, Adnan Azizi shpif kundër BDI-së (Video)

Nga Naser Selmani, Gazetar- Analist Ky është deputeti i Besës, Adnan Azizi, i cili në…

1 hour ago

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Të nderuar qytetarë, Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që…

1 hour ago

BDI: Izet Mexhiti nuk di për përgjegjësi, di vetëm për interes personal

Ndërsa ajri në Shkup mbrëmë kundërmonte helm, Izet Mexhiti, i cili duket se ka harruar…

1 hour ago