Categories: LajmePolitika

Ministri Aliu në konferencën me temën “Gruaja dhe digjitalizimi – tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancimin e barazisë gjinore”

“Jemi të përkushtuar fuqishëm për aplikimin e transformimit digjital si  mundësi për të përfshirë numër më të madh të grave në sipërmarrjet, për të krijuar shërbime dhe kushte , që gratë të kenë të njëjtat mundësi si meshkujt; Theks i veçantë do t’i kushtohet lidershipit si faktor kyç në këto transformime, në drejtim të përfaqësimit të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.”

Këtë, ndër të tjera, e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, në fjalimin e sotëm të hapjes së konferencës me temë “Gratë dhe digjitalizimi – tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancimin e barazisë gjinore”, organizuar nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara UN Women dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ministri Aliu tha se mbetet përkushtimi për administratë publike profesionale dhe efikase, e mbështetur me digjitalizimin intensiv, struktura optimale dhe procese dhe teknika innovative.

Prandaj, përgatitja e Strategjisë Nacionale e TIK-ut

2023-2027 është në fazën përfundimtare, synimi i së cilës, ndër të tjera është arritja e mesatares së vendeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale.

“Mbështetje koherente institucionale e procesit të digjitalizimit pritet të sigurohet me formimin e Agjencisë Digjitale e planifikuar në kuadër të procesit të riorganizimit të organeve të administratës shtetërore. Agjencia digjitale do të jetë shtytësi kryesor i proceseve të shtetit drejt një shoqërie digjitale dhe drejt një administrate që do të mbajë sistemet kryesore, të cilat do të kontribuojnë për një mjedis të qëndrueshëm digjital”, theksoi ministri Aliu.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e publikuara vjetore në Raportet nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik, është e rëndësishme të theksohet se gjinia femrore është më e përfaqësuara në të gjitha institucionet, ndërsa në përqindje raporti është rreth 56% femra dhe 44% meshkuj.

Lidhur me aktivitetet e MSHIA, Aliu theksoi Sistemin për menaxhim me mësim, përmes së cilës të punoësuarit në institucione mund të ndjekin  e-trajnime në çdo kohë, pastaj krijimi i dy moduleve të mësimit elektronik (atë bazë dhe të avancuar) që synojnë të forcojnë njohuritë e të punësuarve në administratë për çështjet në fushën e barazisë gjinore – në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e UN Women, si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të nxitjes dhe mbështetjes së vajzave për t’u regjistruar në fakultetet e elektroteknikës dhe teknologjisë së informacionit.

Ministri poashtu falënderoi edhe Zyrën e UN Women, e cila kontribuoi në procesin e përgatitjes së tekstit të Strategjisë së RAP-it (2023-2030), duke propozuar aktivitete me qëllim të sigurimit të senzitivitetit gjinor të së njëjtës.

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

2 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

2 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

3 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

3 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

3 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

3 hours ago