Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një mbledhjeje të brendshme të partisë, nga informacione të brendshme që dëshirojnë të ngelen anonim, mësohet të jetë shprehur kritik ndaj Arben Fetait nga koalicioni VLEN, duke e quajtur “llafazan të Facebook-ut” që nuk shfaqet askund në anketa.
“Ky llafazan i Facebook-ut nuk del askund në anketa, por pretendon të bëhet kryetar i VLEN-it. Me largimin e Taravarit, VLEN ka pësuar rënie nga 13% në 7%. Nuk mund t’i mbajmë në pushtet duke dalë kundër vullnetit të shqiptarëve,” thuhet të ketë deklaruar Mickoski.
Kjo deklaratë vjen pas anketës së fundit të EuropeElects, ku VLEN shënon rënie drastike të rejtingut për zgjedhjet lokale në kampin shqiptar.