Categories: Politika

Mexhiti: Qeverisja despotike e Ali Ahmetit po përfundon

BDI-ja nuk përfaqëson legjitimitetin shqiptar sepse udhëheq një koalicion shumëetnit, tha njëri nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai në një shkrim në Facebook kujton se që nga viti 2002, BDI gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhje dhe ka refuzuar bashkëpunimin me cilëndo parti politike shqiptare. Për 22 vite në pushtet, BDI ka bërë koalicione herë me LDSM, herë me VMRO, por asnjëherë me partitë shqiptare apo me partitë e komuniteteve më të vogla.

“Prandaj sot, kur BDI flet për legjitimitetin e votës shqiptare e fshihet pas votuesve të komuniteteve më të vogla etnike, po ia rikujtojmë disa fakte esenciale:
Së pari, legjitimitetin e votës shqiptare në zgjedhjet e vitit 2024 e ka shkelur BDI dhe Ali Ahmeti. Në vitin 2006, BDI thirrej në legjitimitetin e votës shqiptare sepse atëbotë i përfaqësonte vetëm votuesit shqiptarë. Sot, bartëse e legjitimitetit etnik të shqiptarëve nuk është BDI, por është VLEN, sepse BDI udhëheq një koalicion shumëetnik dhe prandaj përfaqëson një legjitimitet shumëetnik, ndërsa VLEN përfaqëson vetëm partitë politike të komunitetit shqiptar në vend.

Së dyti, koalicioni shumëetnik i Ali Ahmetit i quajtur “Fronti evropian”, e cënon identitetin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit paraqet kornizë juridike për avancimin e të drejtave kolektive të të gjitha grupeve etnike në Maqedoninë e veriut, por në esencën e vet ajo vendos themelin për ndërtimin e shqiptarëve si element shtetformues në Maqedoni. Shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit bëhen të barabartë me maqedonasit. Ndërkaq, shqiptarët me “Frontin evropian” bëhen të barabartë me komunitetet më të vogla në vend. Për pasojë, “Fronti evropian” e ruan vijën ndarëse, gjegjësisht vijën e diskriminimit duke i lënë maqedonasit si popull i parë – dominant, ndërsa duke i grumbulluar shqiptarët me grupet tjera etnike në rang të dytë, gjegjësisht si popull apo grup i margjinalizuar.
Së treti, pikërisht Ali Ahmeti dhe “Fronti evropian” e kanë relativizuar peshën e votuesit shqiptar dhe e kanë aktualizuar pyetjen përse duhet të ekzistojë organizimi politik i shqiptarëve si koncept politik në Maqedoninë e veriut?! Po qe se shqiptarët në Maqedoninë e veriut duhet të organizohen politik në bllok të komuniteteve më të vogla ku bëjnë pjesë turqit, boshnjakët e të tjerët, atëherë Ali Ahmeti me vetëdije e ka rikthyer majorizimin e shqiptarëve dhe rikthimin e tyre në nivelin e popujve pakica”, ka shkruar Mexhiti.

Ai shton më tej se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi shqiptar me fituesin maqedonas.

Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit janë shtylla mbi të cilën ngritet shteti, ndërsa shqiptarët më 8 maj vendosën që këtë herë me votë ta legjitimojnë koalicionin VLEN si përfaqësues të vullnetit të tyre. Mexhiti zotohet se ky vullnet do të materializohet në mënyrë dinjitoze dhe me nder e përgjegjësi. Ai u bëri thirrje komuniteteve tjera më të vogla etnike, turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët se janë të gjithë të mirëseardhur që t’ju bashkangjiten.

“Ato do të jenë të çmuara e të respektuara në shumicën e re parlamentare”, ka shkruar Mexhiti.

“Qeverisja despotike e Ali Ahmetit po përfundon. Në politikën shqiptare në Maqedoni të Veriut koalicioni VLEN, si bartës i legjitimitetit etnik të shqiptarëve, po nis një kapitull të ri të politikëbërjes, dhe një traditë të re të qeverisjes. Nuk mund të jetë ndryshe. Marrëveshja e Ohrit nuk e lejon ndryshe. VLEN nuk e lejon ndryshe”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

3 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

3 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

3 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

5 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

6 hours ago