Categories: LajmePolitika

Lloga: Të sanksionohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose edhe mua si ministër të më drejtohen me ‘shiptar’

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor
“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”.
Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete, Lloga i kërkon Këshillit Gjyqësor që në komunikimin e ardhshëm të përdorin qasjen e Manevës.

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor
“Nëse gjendja e cekur mbetet e pandryshuar, shprehimisht ju kërkoj që në korrespondencën dhe komunikimin e ardhshëm me mua si ministër i Drejtësisë, të më drejtoheni duke përdorur të njëjtin fjalor dhe terminologji që përmbahen në pretendimet nga raporti i vizitës së punës”.

Raporti si dokument publik ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor. Në faqen 9 dhe 10 qasja e Manevës konstatohet në raport zyrtar.

Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës
“Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe”.

Veçmas fyerjeve, nënçmimeve dhe kualifikimeve në baza kombëtare raporti konstaton edhe shkelje ligjore për cilat gjykatës të tjerë kanë përfunduar në burg.

Konstatimet nga Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës

  • Zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS.
  • Të respektohet shpërndarja në sistemin AKMIS, të ketë dëshmi për ndryshimin e gjykatësve, të sqarohen arsyet pse disa gjykatës nuk janë në sistemin AKMIS dhe pse janë anashkaluar nga shpërndarja e lëndëve në mënyrë automatike…”.

Ndaj qasjes së Manevës të punësuarit ishin ankuar edhe paraprakisht përmes një letre publike adresuar në Këshillin Gjyqësor. Në të ishin potencuar frika dhe pasiguria e të punësuarve dhe fati i tyre. Për qasjen e Manevës përveç Këshillit Gjyqësor, janë njoftuar edhe ambasadat e huaja në vend, ndërkohë gjendja e konstatuar në raport është adresuar edhe në Qeveri e cila mban llogari për zbatimin e reformave në gjyqësor. /Alsat.mk

admin2 admin2

Recent Posts

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

6 seconds ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

4 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

6 hours ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

7 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

8 hours ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

9 hours ago