Categories: LajmePolitika

Lloga: Nga e hëna do të mundësohet marrja e certifikatave të lindjes – A do rikthehet përkatësia etnike?

 

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, beson se qytetarët nga e hëna do të mund të nxjerrin certifikatat e lindjes nga regjistrat qendrorë, përcjell FLAKA.

Sipas tij, drejtorit të Drejtorisë për Librat Amëz i është thënë që të gjitha deklaratat t’u jepen qytetarëve sipas udhëzimeve të vjetra.

“Gjykata Kushtetuese duhet të thoshte në vendim deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes se cilat janë hapat e tyre, që të mos mbetet ky boshllëk në sistem. Drejtorit të Drejtorisë për Librat Amëz i është thënë që të gjitha deklaratat sipas udhëzimeve të vjetra t’u jepen qytetarëve. Nuk e di kush po e ndal punën, kanë kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe autoriteteve të tjera. Besoj se nga e hëna do të mund të merret cerifikata e lindjes nga Librat amzë”, tha Lloga e sonte në intervistë për Tv Sitel.

Sipas tij, nuk ka asnjë konflikt mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë jashtë funksioni vendimin e Ministrisë. Ne e respektojmë atë vendim dhe Gjykata Kushtetuese ka mbështetjen tonë për të gjitha vendimet e mëvonshme. Ky nuk është një konflikt me Gjykatën Kushtetuese, por zhvillim i demokracisë. Kjo është e rrallë në rajon, komunikimi është në nivel dhe ne e pranuam dhe mirëpritëm iniciativën e tyre. Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme ditën që unë isha i pranishëm atje dhe kur ndamë me ju gazetat zyrtare se Gjykata Kushtetuese nuk ka hyrë në çështjen e aktit, por vetëm në pjesën formale dhe se nuk është respektuar afati kushtetues. Dhe pastaj thashë se ka pasur një gabim dhe se do ta tërheq udhëzimin, si dhe do të ketë një të ri, sipas Kushtetutës – shtatë ditë nga dita e nënshkrimit deri në ditën e publikimit”, shpjegoi Lloga.

Ai pohon se iniciativa e Ministrisë për shënimin e etnisë në certifikata nuk është antikushtetuese. Ai ka treguar edhe akte të cilat, siç tha ai, janë të bazuara në Ligjin për librat amzë të vitit 1995. Rubrika për etninë, vuri në dukje ai, është keqpërdorur, veçanërisht në punësimin.

“Në pjesën më të madhe, etnia abuzohet gjatë punësimit. Unë jam këtu për të mbrojtur fillimisht qytetarin maqedonas, sepse nëse nuk ka parti apo zyrtar të lartë, ai nuk mund të punësohet. Kjo rubrikë keqpërdoret që persona të caktuar të hyjnë në punë”, theksoi Lloga.

Ministri shpjegoi edhe pse ka pasur keqkuptime rreth nismës në opinion.

“E di pse kjo ngriti disa keqkuptime – sepse që në ditët e para të ashtuquajturat Shoqatat bullgare thanë se për 250 denarë do të mund të nxirrnin çfarëdo dokumenti që do të kërcënonte deri diku identitetin apo realitetin e përkatësisë etnike, por unë thashë se nëse ndonjë vend dëshiron të abuzojë me atë gjë, do të ndërpritet në të njëjtën ditë nga unë kjo gjë”, theksoi ministri.

Ai ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese dhjetë Nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe dhjetë në emrin e tij personal si qytetar për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rregulloreve të publikuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese miratoi më parë një masë të përkohshme për të ndalur vendimin e ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga për rubrikën kombësia në certifikatat e lindjes. FLAKA

admin2 admin2

Recent Posts

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

48 minutes ago

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (Dokument)

Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për…

57 minutes ago

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas AKI-së,…

1 hour ago

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

5 hours ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

6 hours ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

6 hours ago