Categories: LajmePolitika

Lloga-Jan Kop: Holanda mbështet reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Ekselencën e tij, z. Dirk Jan Kop. Ministri Lloga falënderoi Ambasadorin Jan Kop për bashkëpunimin intensiv dhe përkushtimin në agjendën evropiane për reforma, si dhe ndihmën e dhënë nëpërmjet projekteve të financuara nga Holanda e të cilat kanë të bëjnë me kualitetin dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fuqizimin e llogaridhënies, efikasitetin dhe transparencën e Këshillit Gjyqësor, mbështetjen e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, sundimin e së drejtës, lirinë e medieve dhe masat e mbrojtjes kundër korrupsionit. Në takim u bisedua për finalizimin e përpunimit të Strategjisë së re për reforma në sektorin e gjyqësisë 2023-2027, përgatitja e Kodit Penal të ri, skriningun, si dhe fuqizimin e kapaciteteve për udhëheqjen e negociatave në Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore “. Ambasadori Jan Kop shprehu interesim lidhur me nismën për përgatitjen e Kodit të ri zgjedhor. Ministri Lloga informoi se grupi punues nuk mund të fillojë me punë për shkak të faktit se VMRO-DPMNE nuk propozon një anëtar të vetë edhe pas shumë kërkesave për nominim të një përfaqësuesi nga ana e tyre. Lidhur me paralajmërimin për fillim të vetingut, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se ky proces nuk mund të realizohet nëse nuk ka përkrahje nga SHBA dhe BE. Ambasadori Dirk Jan Kop i dëshiroi Llogës sukses në kryerjen e funksionit ministror dhe porositi se Holanda në të ardhmen do të realizojë projekte në fushën e gjyqësisë duke dhënë mbështetje në sistemin e burgjeve, Prokurorinë Publike, Këshillin Gjyqësor, si dhe aplikimin më të madh të ndërmjetësimit në vendin tonë.

admin2 admin2

Recent Posts

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën

Ambasada në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën Shtetet…

27 minutes ago

Qoku -Mislimit: Je militantē i BDI-sē, Mislimi: Më mirë i BDI-së se Serbisë

Pas publikimit të mbrëmshëm nga Bekim Qoku se komuna e Tetovës ka marrë donacion prej…

33 minutes ago

Blerant Ramadani premton Saraj 100% të pastër brenda 100 ditëve

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka premtuar se brenda 100 ditëve…

38 minutes ago

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën

Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën…

5 hours ago

“EVN është e detyruar automatikisht të bëjë korrigjimin e faturave paushalle”

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM) alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home për…

6 hours ago

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit që Shqipëria…

6 hours ago