Categories: LajmeLajme ditore

Fetai: Bujari e nisi me Vuçiçin, e mbaroi me Llavrovin, më 24 prill, ik i turpëruar

Shefi i kabinetit i Arben Taravarit dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Arben Fetai thotë se ministri MPJ-së e mandatin e nisi me Vuçiqin dhe e mbaroi me Lavrovin.

“Bujari e nisi me Vuçiçin, e mbaroi me Llavrovin. Më 24 prill, ik i turpëruar. Në politikën e jashtme, vizita e parë jashtë vendit e presidentit, kryeministrit apo ministrit të jashtëm është një ngjarje e mbushur me simbolikë, që përçon mesazh dhe jep tonin e mandatit që po fillon”, shkruan Fetai.

Ai shton se Bujar Osmani, si ministri i parë i jashtëm shqiptar i RMV-së, vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Beograd ku u takua me Vuçiçin dhe Daçiçin, dy dishepujt më të denjë të Millosheviçit, të cilët, siç shprehet Fetai, i shpalli aleatë të vendit.

“Dhe ashtu siç e nisi, ashtu e mbaroi. Më shpesh u takua me Vuçiçin e Daçiçin se me Kurtin e Gërvallën. Punoi shumë për Ballkanin e Hapur e fare hiç për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës, saqë nuk guxoi të dënonte sulmin mbi sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës nga bandat e Vuçiçit në Banjskë të Zveçanit. U bë persona non grata në Prishtinë dhe mandatin e kurorëzoi duke i thyer sanskionet perëndimore kundër Kremlinit me pritjen e Llavrovit në Shkup. Shqiptarët nuk ia panë hajrin, vetë sherrin”, shprehet Fetai.

Në fund, Fetai thekson se Osmani si ministër injoroi interesat shqiptare dhe mbrojti interesat sllave.

“Bujari po kërkon vota për t’u bërë presidenti i parë shqiptar i RMV-së. Pra Bujari është shqiptar sezonal të cilit i bie në mend që është shqiptar vetëm atëhere kur afrohen afatet zgjedhore. Kësaj here, mashtrimi nuk kalon. Shqiptarët kanë opsion shqiptar fitues”, shprehet Fetai.

Admin01

Recent Posts

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

40 minutes ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

58 minutes ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

1 hour ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

1 hour ago

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

3 hours ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

4 hours ago