Categories: Politika

Erion Veliaj në SPAK si i dyshuar për korrupsion lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë.

Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.
Gjatë qëndrimit në SPAK, Veliaj tha se dha të gjitha sqarimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për këtë çështje, në dhjetor të vitit të kaluar u lëshuan 15 urdhërarrestime, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, paraprakisht në gusht të vitit të kaluar ishte sekuestruar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, e përfshirë edhe në dy djegësit e tjerë në Fier dhe Elbasan.

“Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor, duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, të mos i ndaj me gazetarët disa detaje”, tha Veliaj.

Në deklaratën e shkurtër para mediave, Veliaj vlerësoi punën e SPAK-ut, tha se ndihej mirë, duke folur për forcimin e institucioneve dhe duke kërkuar që të mos “përgojohen” institucionet e drejtësisë.
“Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën”,tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kjo është hera e parë që Veliaj u paraqit në SPAK. Ky institucion po heton për inceneratorin e Tiranës, çështje për të cilën janë arrestuar ish-zyrtarë të bashkisë. Ndërkaq në mars të këtij u arrestuan edhe dy drejtorë të bashkisë së Tiranës nën dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Pesë ish-zyrtarë të kësaj bashkie dyshohet se janë pronarët realë të kompanisë ‘5D’ që sipas hetimeve paraprake kanë përfituar tenderë nga institucioni ku ata punonin.

Admin01

Recent Posts

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

2 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

3 hours ago

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

3 hours ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

4 hours ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

8 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

10 hours ago