Categories: Lajme ditore

Bujar Osmani shpall fitoren, ka një mesazh për Arben Taravarin

Bujar Osmani ka falënderuar të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që ia dhanë sot në zgjedhjet presidenciale.

Kështu tha Bujar Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë, përcjell Nacionale.

“Fitore në Saraj, në Manastir, e thellë fitore në Kërcovë.

Fitore në Gostivar. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe. Ju faleminderit nga thellësia e zemrës. Kjo fitore e jona është fitore e përbashkët.

Dua t’i falënderoj të gjitha partitë politike dhe liderët e partive të Frontit evropian që më kanë nderuar me prezencën e tyre.

Ju falënderoj nga zemra dhe në emër timin dua t’ju jap fjalën time, që vota juaj është amanet për mua.

Sot, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vendosin vetë për veten e tyre, ju premtojmë se aksush kurrë nuk do të vendosë për ta. Vullneti është i qartë dhe duhet të respektohet.

Dua t’i them dicka kundërshtarit tim Taravarit, Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta, ne patëm një fushatë të dinjitetshme, pres ta pranosh këtë vullnet të popullit shqiptar.

Vëllezër dhe motra, sa i takon zgjedhjeve në përgjithësi ende presim rezultate në raundin e dytë.

Edhe zëvendëskryeministri Artan Grupi është shprehur i bindur në fitoren e Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit.

Para përkrahësve të BDI-së, të cilët kanë dal për të festuar në sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi ka thënë se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar Maqedonia Evropiane.

Ai ka thënë se kanë dështuar koalicionet që dëshiruan dështimin e UÇK-së.

Fitoj Maqedonia evropiane, sepse po bëjmë festë. Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut u përcaktuan për Maqedoni shqiptare për Ali Ahmetin. Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët. Kjo fitore do të dyfishohet në maj”, ka deklaruar Grubi.

VLEN akuzon BDI-në

Koalicioni VLEN nuk e ka pranuar humbjen. Pavarësisht diferencës se madhe në vota që tregon Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN ka insistuar në fitore.

Në konferencë për media, ai ka thënë se koalicioni VLEN është fitues i votës së shqiptarëve.

Sipas tij, BDI-ja ka blerë votat.

Jemi fitues të votës shqiptare. VLEN është përfaqësues i vetëm në qeverinë e ardhshme. BDI e ka humbur legjitimitetin te shqiptarët prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do ta përmbysim rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Ne treguam që jemi opsion demokratik që respektojmë vlerat evropiane. Me angazhimin e madh për ndryshim do ta kthejmë situatën. BDI arriti ta shkatërrojë mundësinë që presidenti të zgjidhej me zgjedhje të drejtpëdrejta. BDI do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike, si një parti që punon për interesa të saj”, ka thënë Kasami.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

26 minutes ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

37 minutes ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

43 minutes ago

“Zyra për Diasporën” në Saraj , Ramadani: Mërgimtarët do jenë pjesë e vendimmarrjes dhe projekteve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar…

57 minutes ago

Shqipëria hap kapituj të rinj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ngec te Kajmakçalan

“Këtë të martë, më 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që, në praninë…

1 hour ago

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të nbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë…

1 hour ago