Categories: LajmePolitika

Azir Aliu: Grubi e shndërroi Ahmetin në këngëtar folklorik, po e ç’bën edhe figurën e Talat Xhaferit

 

Ministri i ASH-së, Azir Aliu në emisionin 10 minuta në TV21 ka deklaruar se ndryshimet kadrovike që po ndodhin dhe kërkesa për shkarkimin e tij dhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bëhen nga Artan Grubi.
Aliu madje bëri një përshkrim të profilit politik të Grubit duke thënë se ai ka një profil hybrid mes narcizmit dhe makiavelizmit.
“Ka disa tipare te ky profil politik, të cilin unë e kam definuar në formë hibride. Dëshiron të ketë shumë vëmendje, ka një dëshirë të jashtëzakonshme të jetë i fuqishëm, të reflektojë fuqi. Nga ana tjetër është një person që empatinë ndaj të tjerëve e ka në minimum. Është një profil manipulues i cili bën gjithçka për të arritur qëllimet e veta”, tha Aliu duke shtuar se ai është edhe “përçarës dhe manipulator”.
Aliu shkon më tej, thotë se për shkak të këtij profili kompleks të Grubit ndodhën edhe “përçarjet në BDI”, duke shtuar se edhe çështja e kryeministrit teknik ishte “për të bërë foto dhe video Artan Grubi”.
“Pastaj mos flasim për liderin e tyre – Ali Ahmetin. Nga një politik shumë me përvojë, ai e bëri në një këngëtar folklorik duke bërë video dhe duke i shpërndarë në rrjete sociale…. Tani së fundmi, më vjen keq se unë e njoh edhe personalisht Talat Xhaferin. Për fat të keq është duke e ç’bërë edhe profilin e kryeministrit teknik edhe zotëri Xhaferit duke ia marrë hisen e menaxhimit”, tha më tej Aliu.

admin2 admin2

Recent Posts

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

3 minutes ago

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

15 minutes ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

25 minutes ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

4 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

5 hours ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

5 hours ago