ASH: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Aleanca për Shqiptarët e refuzon në tërësi narrativën manipuluese se me projektligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të ndalohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut.

Monopoli shtetëror mbi lojërat e fatit – Nenet 4, 5 dhe 6. Përkundrazi, bixhozi nuk mbyllet, por kalon në duart e qeverisë dhe elitave të saj përmes mekanizmave të mëposhtëm:

Ligji krijon një ndërmarrje publike shtetërore që ka monopol të plotë për organizimin e kazinove dhe bastoreve sportive (neni 4), ndërsa nenet 5 dhe 6 i japin Ministrisë së Financave të drejtën për t’i dhënë kësaj ndërmarrjeje licencat kryesore.

Bixhozi vazhdon, por tashmë si monopol shtetëror, me gjithë të ardhurat që rrjedhin drejt qendrës së pushtetit.

Legalizim selektiv i kazinove në hotele luksoze – Neni 25. Ky nen parashikon që kazino mund të hapet vetëm në kuadër të një hoteli me pesë yje, duke përjashtuar çdo lloj tjetër të organizimi.

Kuptimi real i nenit do të thotë një derë e hapur për kazino ekskluzive për elitat, dhe për legalizim të larjes së parave përmes luksit, në vend të ndalimit real të bixhozit.
Leje për baste sportive përmes operatorit shtetëror – Nenet 50 deri 58 – Përmes nenit 50 dhe atyre që pasojnë, ligji autorizon vetëm ndërmarrjen publike për të organizuar bastore sportive, duke përjashtuar të gjitha subjektet e tjera, që do të thotë se bixhozi nuk largohet – vetëm centralizohet për përfitim financiar të një grupi të vogël që do kontrollojë ndërmarrjen.Grupimi politik FLEN, duket që është para aktitit të kryer, dhe po mundohet të arseton dështimin elektoral për mbylljen e bixhozit, me narrativa të servuara nga VMRO-DPMNE.

Llotaria Kombëtare si formë e toleruar e bixhozit – Nenet 10 deri 20. Ligji mban të paprekur funksionimin e Llotarisë Shtetërore dhe lojërave të fatit që lidhen me të, pa asnjë reformë domethënëse sociale apo etike.Grupimi politik FLEN, ose nuk e ka lexuar aspak ligjin, ose nik kanë njohuri në interpetikmin e ligjit.
Kuptimi real i nenit po legalizon varësinë e kontrolluar institucionalisht, duke e targetuar shtresën më të ekspozuar dhe më të varfër të popullsisë.

Dënime të buta për shkelësit – Neni 176 dhe 177. Në vend të një ndalimi kategorik, ligji ofron gjoba për veprimtari të palicencuara – që praktikisht funksionojnë si “taksa për të vazhduar punën” nëse ke financa të mjaftueshme. Kuptimi real tregon që legalizon informalitetin përmes tarifimit – kush ka para, mund të blejë të drejtën për të operuar bixhozin.Grupimi politik FLEN, është e qartë që nuk ka marrë pjesë në përpilimin e ligjit, dhe nuk dijnë se çka flasin kur mundohen të arysetojnë ligjin e servuar nga patronët e tyre.

Aleanca për Shqiptarët kundërshton fuqishëm kët ligj, sepse nuk e mbyll industrinë e bixhozit, por e centralizon politikisht. Legjitimon një ekonomi paralele, e kontrolluar nga një elitë e lidhur me pushtetin. Vazhdon të shkatërrojë perspektivën e të rinjve, duke maskuar një plagë sociale si “politikë fiskale”. Krijon kushte për larje parash, klientelizëm dhe abuzim me varfërinë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon dhe insiston në ndalimin e plotë dhe të pakushtëzuar të lojërave të fatit në një periudhë tranzitore të qartë, shuarjen graduale të Llotarisë Kombëtare dhe mbështetje për edukim financiar të qytetarëve, si dhe masa rehabilituese për të varurit nga bixhozi. Po ashtu, mbikëqyrje nga shoqëria civile, jo vetëm nga inspektorë të emëruar nga qeveria.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

1 hour ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

3 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

5 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

5 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

6 hours ago