Categories: LajmePolitika

Aggeler e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoni: Nuk dha rezulatatet e pritshme

Fatkeqësisht, ‘investimi’ ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha ‘kthimin’ e pritshëm”, thotë ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një intervistë për gazetën Kapital.

“Kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që mund të presim me një investim kaq të madh. Megjithatë, në fund të fundit, korrupsioni sistematik në të gjithë vendin në të gjithë sektorët i dëmton njerëzit e Maqedonisë së Veriut më drejtpërdrejt se ne. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, një gjyqësor, një qeveri, veprimet e së cilës janë transparente dhe ju shërbejnë juve – qytetarëve. Është një gur themeli i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Kjo është ajo ku qeveria duhet të fokusohet, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Gjyqësori duhet të jetë një degë e pavarur, plotësisht e financuar dhe jopolitike e qeverisë. Udhëheqësit politikë duhet ta duan dhe ju qytetarët duhet ta kërkoni”, thotë Aggeler në intervistë.

Lidhur me pretendimet e opozitës për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, ambasadorja amerikane thekson dhe përsërit: “nëse ka akuza për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, hetoni! Nëse gjeni një krim, ndiqeni atë!”.

“Nëse hetimi konstaton korrupsion, le të ndiqet penalisht. Duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë, kudo. Në të njëjtën kohë, politizimi i tepërt i gjërave ndonjëherë mund të jetë po aq i dëmshëm sa vetë korrupsioni duke penguar projektet e mira të ecin përpara dhe duke u dërguar një mesazh investitorëve të tjerë potencialë se të bërit biznes në Maqedoninë e Veriut është shumë e komplikuar dhe burokratike”, shtoi ambasadorja.

Projekti i korridoreve 8 dhe 10d, siç thekson ambasadorja amerikan, paraqet investimin më të madh në infrastrukturë në historinë e këtij vendi dhe përfitimet për qytetarët janë të mëdha: një numër i madh vendesh pune të mira, kontrata me kompani dhe furnitorë vendas si dhe partneritet me një nga kompanitë më të respektuara amerikane që punojnë në Ballkan dhe në mbarë botën. Kur të përfundojnë, rrugët do të reduktojnë kohën e udhëtimit në të gjithë vendin, do të përmirësojnë sigurinë dhe aksesin për partnerët e tjerë të NATO-s, do të rrisin tregtinë dhe do ta bëjnë vendin një qendër jetike transporti në të gjithë Ballkanin, përcjell KlanM.

Në intervistë, ambasadorja amerikane Aggeler, siç përcjell KlanM, flet për nevojën për efikasitet dhe siguri energjetike, të cilat sipas saj janë çështje kritike në mbarë botën dhe pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë e ka theksuar edhe më shumë këtë nevojë. Në afat të shkurtër, theksoi ajo, shpresoj që vendi të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar gazin natyror që nuk vjen nga Gazprom dhe për të përfunduar interkonektori me Greqinë.

“Duhet të jetë prioritet mbipartiak dhe të marrë pëlqimin e plotë nga Kuvendi. Por të kesh një burim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të gazit nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm përfundimtar. Të gjithë duhet të punojmë për zgjerimin dhe përmirësimin e tregjeve të energjisë me alternativa. Kjo është një zonë që kërkon vëmendje të menjëhershme. I inkurajoj zyrtarët që të marrin vendime të koordinuara strategjike për investimet në energji dhe të punojnë për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga varësia e saj nga qymyri. Projektet si HEC Çebren janë thelbësore për balancimin e rrjetit dhe reduktimin e varësisë nga karburantet fosile”, thotë Aggeler në një intervistë për Kapital./KlanMacedonia

admin2 admin2

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

1 hour ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

2 hours ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

2 hours ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

3 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

4 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

4 hours ago