Zvicra kampione në vet-regjistrim

e postuar më at 19:39
125 0

Jasmina Georgieva nga Enti Shtetëror i Statistikave tregoi se në cilin vend të Evropës po regjistrohen më së shumti qytetarët.

“Gjatë ditëve të fundit numri i të regjistruarve po rritet. Në vendin e parë janë shtetet e Evropës, Zvicra,  Gjermania dhe Italia”, u shpreh Jasmina Georgieva nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Kryeministri Zaev apeloi deri te të gjithë qytetarët e vendit që të regjistrohen, sepse siç tha, sipas statistikave të regjistrimit do të krijohen politikat dhe se nga regjistrimi varet edhe zhvillimi i komunave dhe ardhmëria e vendit.

“Nëse e prolongojmë për në vjeshtë, mund të kemi valë të njëjtë sikur tani, nëse e prolongojmë për një vit deri në pranverë mund të kemi valë të njëjtë sikur tani. Për këtë edhe njëherë e shfrytëzoj këtë rast të apeloj deri te të gjithë sepse në atë mënyrë e mbushim përgjegjësinë ndaj atdheut”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha se nëse në ndonjë komunë të caktuar infektimi është më i madh, aty regjistrimi mund të shtyhet për 14 ditë, por siç shtoi ky proces duhet të realizohet dhe nuk ka kthim. Sipas statistikave deri sot janë vetë-regjistruar 137.111 mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

J X

nga kategoria