Zëvendësministra e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut priti në takim sot ambasadorin e Kosovës në RMV, Florian Qehaja dhe konsullin Xhevat Podvorica.
Në takim u bisedua për nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjërë.
Ndërsa ambasadori Qehaja shprehu mirënjohje për kontributin e RMV-së në kuadër të KFOR.
“Sot prita në takim ambasadorin e Kosovës z. Florian Qehaja dhe konsullin z. Xhevat Podvorica
Gjatë këtij takimi miqësor dhe produktiv biseduam për nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjërë.
Ambasadori Qehaja shprehu mirënjohje për kontributin e RMV-së në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Zv/ministres Ismaili.