Smart News

Zv.ministrja Elfete Ismaili viziton Kazermën e Kërçovës, shpallë konkursin për pranimin e 300 ushtarëve profesional

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë ditës së sotme ka vizituar kazermën e Kërçovës “Çede Filipovski – Dame”, ku është njoftuar nga afër me kapacitetet dhe strukturat e këtij objekti strategjik për zhvillimin dhe trajnimin e forcave të armatosura.

Ismaili gjatë vizitës në Kazerm, gjithashtu ka shpallur konkursin për pranimin e 300 ushtarëve profesional.

“Gjatë kësaj vizite shpallëm gjithashtu hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve profesional, një hap thelbësor në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe rritjen e profesionalizmit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky konkurs ofron mundësi për të rinjtë tanë që të bashkohen në radhët e Armatës dhe të kontribuojnë në misionet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Ismaili.

Gjithashtu, zëvendësministrja Ismaili ka njoftuar se është shpallur edhe konkurs publik për pranimin e 10 nënoficerëve në Armatë, si dhe shpallje për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën oficer në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo nismë është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë për të siguruar një Armatë të fortë, moderne dhe të gatshme për të përballuar çdo sfidë, duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më stabile për vendin tonë”, ka shkruar në fund Ismaili.

Exit mobile version