Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut rezulton pozitiv me COVID-19

e postuar më at 18:33
56 0

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai bën me dije se u përgatit për një vizitë në Luksemburg, por që e anuloi pasi doli i infektuar.

Dimitrov e cilëson COVID-19 një mysafir të rrezikshëm në veten e tij, dhe uron që sa më shpejt të largohet.

Saktësisht Dimitrov është zv/kryeministri për çështjet europiane.

“U përgatita për vizitë në Luksemburg, por testi tregoi se unë kam një “mysafirë” të rrezikshëm. Uroj që sa më shpejtë të largohet nga ne. Kujdes njerëz, të jeni shëndoshë e mirë”, shkroi Dimitrov.

nga kategoria