Smart News

Zv/kryeministri Fetai shpreh ngushëllime për Vedat Ademin: Kërkon drejtësi në rastin e mundshme të neglizhencës mjekësore

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Kujtimi për Vedatin do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Fetai.

Fetai gjithashtu ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar një ekip ekspertësh për të hetuar këtë rast deri në fund. “Nëse vërtetohet neglizhenca mjekësore, kërkojmë që drejtësia të veprojë pa asnjë tolerim!”, ka theksuar Fetai.

Exit mobile version