Pas dy dekadash injorimi dhe manovrimesh, VLEN ka filluar të përmirësojë gjithçka që BDI la për gjysmë. Zv/drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi, ka hequr tabelën që ishte vendosur vetëm në gjuhën maqedonase, duke treguar se VLEN nuk po bën premtime kot, por po vepron menjëherë.
“BDI ka pasur 20 vite pushtet, por asnjëherë nuk është kujtuar të rregullojë diçka, duke i lënë gjërat në gjysmë. Ata kanë heshtur dhe manipuluar me patriotizëm të rremë. Ne, ndryshe nga ata, veprojmë dhe po e drejtojmë shtetin në rrugën e duhur”, ka thënë Taipi.
Problemi me gabimet drejtshkrimore nëpër udhërrëfyes daton që nga fillimi i përdorimit të gjuhës shqipe në shenjat e komunikacionit.
Raste të tilla kanë pasur edhe më herët, madje me gabime të mëdha drejtshkrimore që kanë krijuar pasiguri dhe ngatërrime për qytetarët. Zv/drejtori Nazim Taipi është angazhuar për të korrigjuar këto gabime dhe ka paralajmëruar se mund të ndodhin edhe raste të tjera në të ardhmen.