Smart News

Zv. drejtori i DAP-it, Tahir Bexheti mori pjesë në Samitin e Guvernatorëve të bankave kombëtare në Mal të Zi

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Tahir Bexheti mori pjesë në Samitin e Guvernatorëve të Bankave Kombëtare, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore nga rajoni, i cili u mbajt më 29 dhe 30 maj 2023 në Beçiqi, Malit të Zi, Tema “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kohë të pasigurta të krizës së zgjatur gjeopolitike dhe ekonomike”, përcjell SmartNews.
Në panelin e titulluar ” Reforma dhe modernizimi i organeve tatimore – qëllimi, shtrirja dhe kufijtë “, zëvendës drejtori tha se në administratën tatimore të Maqedonisë po punohet në rritjen e intensitetit të digjitalizimit të proceseve të punës, përcaktimin e prioriteteve që duhet të kontribuojnë për zbulimin e shpejtë të ekonomisë gri, aktiviteteve nxitëse për forrmalizimin e saj, ndërgjegjësimin për ekonominë gri dhe moralin tatimor, shërbime efikase të inspektimit dhe masat ndëshkuese, si dhe përmirësimin e normave ligjore.
Bexheti theksoi se ” Digjitalizimi global ” ka imponuar nevojën për zhvillim të përshpejtuartë shërbimeve digjitale që duhet të jenë të thjeshta dhe do të lehtësojnë aksesin në shërbimet tatimore dhe të administratës publike në përgjithësi”. Nëpërmjet platformave dhe mjeteve digjitale është shumë më e lehtë ngritja e vetëdijes së tatimpaguesve për domosdoshmërinë dhe detyrimin e pagesës në kohë të detyrimeve, rritjen e besimit dhe rrjedhimisht respektimin vullnetar të rregulloreve tatimore”.
Përfaqësuesit e administratave tatimore nga rajoni ranë dakord së bashku se bashkëpunimi rajonal më intensiv do të kontribuojë në një shkëmbim proaktiv të informacionit dhe përvojave, si dhe në një luftë të përbashkët më produktive kundër mashtrimit dhe evazionit fiskal.

Në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Popullore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore, morën pjesë ekspertë të shumtë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, BeH, Kroacia, Kosova dhe Sllovenia, si dhe përfaqësues nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), FMN, Bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve dhe kompanitë më të mëdha në rajon.
Samiti mbahet për të dhjetin vit radhazi dhe organizohet nga Shoqata e Ekonomistëve të Serbisë me të përjavshmen e Beogradit NIN si partner kryesor mediatik.
Ndryshe vlen të theksohet se për herë të parë në një samit merr pjesë një zv. Drejtor shqiptarë./SmartNews/

Exit mobile version