Dje u bë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Sh.A. “Hekurudha – Transport”, në këtë detyre u emërua Zuli Demiri nga dega e Aleancës për Shqiptarët-Vrqpçisht.Ardhjen në krye te kësaj drejtorie e bëri të ditur vet Demiri me një postim në rrjetin social Facebook
“Suksesi im varet vetëm nga Allahu….” (Hud, 88).
Nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Të nderuar qytetarë,
Sot, pranova detyrën e Drejtorit në Sh.A. “Hekurudha – Transport”, nga drejtori i mëparshëm, z.Majan Veseli.
Në takim falënderova drejtorin për kontributin e deritanishëm.
Gjithashtu, Faleminderit nga Zemra, për të gjithë ata që besuan e më dhanë mbështetje në detyrën dhe sfidën e re, për të cilën jam i vetëdijshëm për barën e përgjegjësisë që ka kjo pozitë, Këtë detyrë do ta kryej me nder dhe përkushtimin tim duke punuar në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Së bashku me ekipin tim, do të angazhohemi për të bërë punë sa më të mira, që padyshim i meritojnë gjithë qytetarët e vendit.
Unë nuk jam më i miri prej jush. Nëse e mbaj rrugën e drejtë, më ndiqni, e në qoftë se devijoj nga rruga më përmirsoni.
Me nderime,
Zuli Demiri”