Zoran Zaev pa kundërkandidat garon për kryetar të LSDM-së

e postuar më at 22:03
86 0

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, është shprehur se më 21 mars të dielën në kongresin e LSDM-së do të kërkoj mbështetjen e delegatëve edhe për një mandat tjetër. Ai ka deklaruar se në krye të partisë më të madhe në vend do të bëjë një ofensivë të re për politik bërjen e RMV-së dhe të partisë.

Sipas tij, nëse do t’i jepet edhe një herë besimi, premton se do të kryej aksionin më të madh politik për ndryshim të mentalitetit të partive politike në vendin tonë duke nisur nga vet LSDM-ja. Ai tha se partia e tij do të jetë e para që do të iniciojë ndryshimin. “Ka kohë shumë por ndryshimet kanë filluar të ndihen. Koha e mosndëshkimit ka mbaruar”, nënvizoi Zaev.

Ndryshe, kundërkandidatë të Zaevit në këtë kongres nuk janë paraqitur, derisa Zaevi kandidon për herë të tretë për në krye të partisë.

nga kategoria