Zoran Zaev, fiton mandat të ri si lider i LSDM-së

80 0

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar, dhe kështu, kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat.

Për Zaevin votuan “për” 59240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

“Sot, deri në ora 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277”, njoftuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria