Zidani shpalos listën e futbollistëve ndaj Atalantës

e postuar më at 16:27
62 0

Skuadar e Real Madridit ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atalantas, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Reali do zhvillojë ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas në Madrid.

Sot Eden Hazard i shokoi të gjithë kur nuk u paraqit sot në stërvitje dhe tanimë është e konfirmuar se ai do të mungojë nga një tjetër lëndim. Belgu kishte luajtur vetëm 15 minuta, dhe kaq i mjaftuan të lëndohej sërish. Sidoqoftë, Zidan ka mbledhur grupin më të mirë të lojtarëve në dispozicion.

Serhio Ramos rikthehet në këtë ndeshje, por Kasemiro, Odriozola, Hazard, Karvahal dhe Mariano Diaz mbesin të lënduar dhe nuk do të paraqiten këtë ndeshje.

J X

nga kategoria