Pas shpalljes së listës së zezë nga Departamenti i Shtetit Amerikan ku nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisisht nga BDI, në listën e zezë është futur edhe ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar deputeti i Frontit Evropian, Ziadin Sela.
Sela përmes postimit në faqen e tij distancohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Postimi i plotë i Selës:
“Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.
Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.
Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.
Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Me respekt,
Ziadin Sela
Aleanca për Shqiptarët”, ka përfunduar Sela.