Ngritja e Arben Fetait në VLEN, gjegjësisht si drejtues i këtij koalicioni pengohet vazhdimisht nga Adnan Azizi i Lëvizjes Besa, i cili është zgjedhur për shef shtabi i VLEN për zgjedhjet lokale.
Pa deklarime publike, por pas shpine duke punuar Azizi vazhdimisht bëhet barrierë për të shfaqur Arben Fetain si figurë lidershipi në VLEN. Kjo më së miri dëshmohet me pozitat që i takojnë Fetait në ekzekutiv e të cilat i pengon Azizi duke urdhëruar emërime të kuadrove nga Besa prej nga vjen vetë ai ose LD-ja e Izet Mexhitit.
Fetai si zëvendës kryeministër në Qeveri dhe duke i qëndruar besnik VLEN-it, nuk e braktisi atë pavarësisht që ASH-ja doli nga kjo qeveri. Fetai shpesh e ka arsyetuar dhe argumentuar vendimin e tij dhe rrugëtimin politik, por kjo gjë siç duket nuk i merret për bazë nga partnerët e tjerë të koalicionit, ndërsa pengesë kryesore për të bëhet Adnan Azizi.
Kujtojmë se VLEN kishte premtuar të shkrihet në një parti politike dhe një nga figurat përbashkuese për të udhëhequr atë është përmendur shpesh në opinion emri i Arben Fetait.