Zhota sjell fitoren e mjaft pritur për Liverpullin

e postuar më at 23:21
89 0

Pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop arkëtoi pikët e plota ndaj Vulverheptonit. “The Reds” fituan me rezultat minimal 0:1, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi ish sulmuesi i Vulverhemptonit, Diogo Zhota në fundin e pjesës së parë (45+2).

Gjatë pjesës së dytë, rrugën drejt golit e gjeti edhe Mohamed Salah, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Liverpuli ngritët në pozitën e gjashtë me 46 pikë, pesë më pak se Çellsi që është në “Top 4”, derisa Vulverheptoni zë vendin e 13-të me 35 pikë.

nga kategoria