“Zhbllokim i Kuvendit”, takim i liderëve vetëm mes Zaevit e Mickoskit

e postuar më at 15:31
80 0

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski takohen të hënën për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi zhbllokimin e Kuvendit dhe mbylljen e kapitullit me Kodin Zgjedhor. Motivi për takimin mbi çështjet e hapura pushtet-opozitë erdhi pas konsensusit në Kuvend për pakon ekonomike. Takimi mes dy liderëve të bllokut politik maqedonas vjen dy ditë pasi Zaev deklaroi se zhbllokimi i Kuvendit i është besuar koordinatorëve të grupeve parlamentare.

Do të bisedojmë për zhbllokimin e procedurave për të cilat dje dëshmuam se mund t’ia dalim. Kjo duhet të na frymëzojë që të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e bllokuara në Kuvend. Më jen mirë që të hënën mund të njoftojmë se është arritur marrëveshje mes partive edhe për Kodin Zgjedhor dhe përfshirjen e votimit përmes vijave papilare – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

BDI nuk ndjehet e përjashtuar nga ky proces. Sipas zëdhënësit Bujar Osmani, Zaev ditëve në vijim do t’i takojë edhe liderët shqiptar.

Opozita shqiptare dyshon se prapa këtij takimi fshihet frika e partive maqedonase nga regjistrimi masiv i mërgatës dhe se rezultat i tij do të jetë shtyrja e procesit për disa muaj.

Takimet e kryeministrit vijnë disa javë pas paralajmërimeve për zhbllokimin e Kuvendit nga marrëveshja në nivel liderësh. Jo më larg se të hënën, LSDM-ja u deklarua kundër takimeve të liderëve me arsyetimin se dallimet në Kuvend duhet tejkaluar po në Kuvend.

 

J X

nga kategoria