Zgjedhjet lokale/ Taravari: Nuk kërkojmë votë turpi, por votë krenarie

e postuar më at 08:17
10 0

 

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mbrëmë në kuadër të fushatës parazgjedhore, programin “Transforimi i Gostivarit” e kanë shpalosur para banorëve të Lagjes së Re në Gostivar. Në fjaën e tij, kryetari aktual i cili kërkon edhe një mandat për Gostivarin, Arben Taravari u ndal te konferenca për shtyp që sot mbajti BDI para selisë së VMRO-së në Gostivar. Ai tha se edhe kjo konferencë ishte e llojit me akuza se për gjithçka në shtet, fajin e ka Taravari

” Të gjithë janë bërë bashkë në Gostivar, por antarët tanë kryelartë shkojnë kërkojnë votë dhe krenohen, pasi nuk kërkojnë votë turpi. Ata kërkojnë votë për ekipin që ndërtoi 80 kilometra kanalzim, 60 kilometra ujësjellës dhe 40 kilometra asfaltim. Kërkoni votë sepse e meritojmë, mbaheni tempon që keni filluar dhe të festojmë me 17 tetor. Dje e mora anketën e fundit ku sërish dolëm dy me një, por mos lejojmë rreth të dytë, prandaj të angazhohemi në maksimum”, deklaroi Arben Taravari.

“Të gjithë baraz, të gjithë gostivaras, ngërthen në vete një familje të madhe. Të tjerët dasin fhe folin për kënde lojrash, ndërsa Arben Taravari jo vetëm bërin kënde të tilla, por ka vendosur edhe lojra për persona të veçantë. Kemi qendër për rë rinjtë me nevoja të veçanta, po ndërtohet qendra për autizëm, të gjitha këto që do duhej ti bënte shteti. Për këtë qendër po trajnohen persona adekuat. Qytetarët tanë me këtë qendër tanimë nuk duhet të shkojnë në Shkup apo diku tjetër. Është ndërtuar qendër ditore për të rinj ‘iCan’, e cila posedon infastrukturën e nevojshme edhe për personat ne nevoja të veçanta. Ne jemi të pastër, prandaj ju ftojë me 17 tetor të rrethoni numrin 6”, deklaroi kryetari i shoqatës së personave me shikim të dëmtuar në Gostivar, njëherit kandidatë për këshilltar nga radhët e ASH-AAA, Xhevat Fajzuli.

Para të pranishmive fjalë rasti mbajti edhe Valbon Limani, bartës i listës për këshilltar.

“Më 17 tetor aspak nuk kemi dyshim se Arben Taravari sërish do jetë kryetar komune, por do ju kisha lutur ta votoni edhe listën për këshilltar. Afrohuni me çdonjërin, flisni kush jemi ne, kërkoni votë pasi jemi pastër dhe pastër do ju përfaqësojmë”, deklaroi Valbon Limani, bartës i listës për këshilltarë të ASH dhe AAA.

Të pranishmit i përshëndetën edhe kandidatët Besa Muharemi, Frymëzim Dauti, Telat Fetai dhe Zulfi Ademi, të cilët theksuan se nuk ka asnjë marrëveshje me VMRO-DPMN-në për kryesues këshilli dhe se ai do të jetë Valbon Limani.

T F

nga kategoria