Zgjedhjet lokale mund të shtyhen!

e postuar më at 22:14
127 0

Në Maqedoninë e Veriut, duke nisur nga zgjedhjet lokale në tetor, pritet të zbatohet votimi biometrik apo përmes shenjave të gishtave. Për këtë është miratuar rregullativa ligjore, por ende nuk janë siguruar pajisjet e nevojshme, për çka nevojiten disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet të shtyhen për të paktën një muaj, nëse partitë nuk miratojnë ndryshimet e nevojshme. “Nëse grupi punues bie dakord deri në fund të marsit apo fillim të prillit, votimi përmes gjurmëve të gishtave mund të zbatohet. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, pasi kjo formë e votimit është e detyrueshme me ligj. Nëse palët nuk bien dakord për ndryshimet e nevojshme, zgjedhjet do të shtyhet për një muaj”, ka deklaruar Dashtevski.

J X

nga kategoria