Zgjedhje parlamentare në Bullgari: Të ndryshosh vendin apo të emigrosh?

e postuar më at 09:26
70 0

Të dielën zhvillohen zgjedhje parlamentare në Bullgari. Të rinj të mirëarsimuar thonë për DW, se duan ta ndryshojnë vendin e të luftojnë korrupsionin. Nëse nuk ia dalin kësaj, ata shohin vetëm një alternativë, emigrimin.

 

Qetësi në bulevardin Vitosha, rruga prestigjioze e Sofjes pak para zgjedhjeve parlamentare të dielën (04.04). Nuk ndjehet atmosferë fushate elektorale. Vetëm disa anëtarë të partisë opozitare “Ngrihu! Zhduke mafian” transmentojnë live në Facebook mitingun e tyre. Kjo parti doli si lëvizje pas demonstratave kritike ndaj qeverisë në verën e vjeshtën e shkuar. Një parti që synon të fitojë besimin e zgjedhësve për të penguar mandatin e tretë të kryeministrit, Bojko Borisov.

Në mesin e fushatës zgjedhore, Bullgaria u fut në një lockdown të ri. Më 1 mars qeveria kishte premtuar të hapte gastronominë dhe të bënte lirime të tjera, megjithë kritikat e ekspertëve dhe një numri të madh të infektimeve me Corona. Rezultati: Aktualisht Bullgaria ka numrin më të lartë të të sëmurëve nga Covid-19. “Jemi gati në limitin tonë”, tha Assen Baltov, drejtor i spitalit më të madh të emergjencës së Bullgarisë, së fundmi në një intervistë për radio.

J X

nga kategoria