Smart News

Zevendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili sot në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, u prit nga komandanti, gjeneral i brigadës Besnik Emini dhe gjenerali Mirçe Gjorgovski

Zevendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili sot në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë vizitoi Komandën për Operacione, ku u prit nga komandanti, gjeneral i brigadës Besnik Emini dhe nga shefi i shtabit, gjenerali i brigadave, Mirçe Gjorgovski.

Zevendesministrja Ismaili me këtë rast u njoftua per misionin dhe për detyrat që kryen kjo komandë, që njëherit njihet edhe si shtytëse kryesore e Armatës dhe si komandë që përfshinë numrin më të madh të njësive të Armatës që kontribuojnë në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë.

Mes tjerash, nga ana e komandantit të njësisë gjeneralit të brigadës Besnik Eminit, zëvendësministrja Elfet Ismaili u njoftua edhe për hapat e ardhshëm të Komandës për Operacione, duke përfshirë aktivitetet, si trajnimet dhe stërvitjet si dhe zbatimin e standardeve të NATO-s në periudhën vijuese.

Gjatë vizitës në këtë komandë, zëvendësministrja Elfet Ismaili u nënshkrua edhe në “Librin e Përshtypjeve” në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë.

Exit mobile version