Categories: LajmePolitika

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë George C. Marshall në Ohër

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili ishte pjesëmarrëse e punimeve të Forumit Rajonal të Sigurisë George C. Marshall që shqyrtoi temën: “NATO dhe Bashkëpunimi i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Ndërtimi i qëndrueshmërisë përmes bashkëpunimit”, që për disa ditë me rradhë mbahet në Ohër. Ngjarja në fjalë zhvillohet nën patronazhin e Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë dhe e njejta mban disa panele diskutimi me pjesëmarrës të shumtë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë nga vendi ynë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet anëtare të NATO-s.

Në fjalën e saj para të pranishmive, zëvendësministrja Ismaili parimisht duke shprehur falenderimet ndaj organizatorëve, nderin dhe kënaqësinë e të qenurit pjesë e panelit dhe njëkohësisht duke i përgëzuar panelistët për diskutimet, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të BP, si fakor kryesor të demokracisë dhe prosperitetit në rajon.

Me këtë rast, ajo vuri në dukje sfidat e shumta dhe kërcënimet ndaj sigurisë duke shtuar se tashmë nuk ka asnjë vend që është i përjashtuar nga të njejtat, me theks të veçantë duke përmendur edhe ndikimet nga jashtë të disa shteteve që me politikat dhe me qasjen e tyre, përbëjne rrezik për sigurinë e rajonit. Në këtë kontekst, zëvendësministrja Ismaili u ndal edhe në gjetjen e mënyrave dhe mekanizmave sa më të mirëfillta politike që rajoni ynë duhet të përdorë për përballjen me sfidat dhe kërcënimet.

Orientimin euroatlantik, si dhe përkushtimin për t’u përafruar me vlerat e përcaktuara euroatlantike, të bazuara në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës , zëvendësministrja Ismaili, i bazoi si pikë përbashkuese dhe si synim përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njëherit duke nënvizuar se këto vende, me një lidership të mirfilltë duhet zbatuar edhe reformat e nevojshme politike, duke ndjekur bashkëpunimin gjithnjë e më të zgjeruar ekonomik, tregtar dhe financiar.

Zëvendësministrja mes tjerash, konkludoi se rajoni dhe bota kanë nevojë për NATO-n dhe BE-në në një arenë të përbashkët dhe se tashmë duhet t’i jepet prioritet qëndrueshmërisë demokratike dhe forcimit të Aleancës dhe BE-së sepse kjo është thelbësore për të garantuar paqen dhe sigurinë, si në Evropë ashtu edhe në mbarë globin. Në fund u nënvizua se përmes bashkëpunimit për t’u përballuar me sfidat strategjike të vendeve dhe të rajonit tonë bashkarisht, i njejti është më i qëndrueshëm dhe më stabil, duke mos i anashkaluar as iniciativat rajonale të cilat janë jetike për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj sfidave të ardhshme me të cilat vendet tona dhe i tërë rajoni do të duhet të përballet.

Admin01

Recent Posts

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

41 minutes ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

50 minutes ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

2 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

3 hours ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

3 hours ago