Categories: LajmePolitika

Zëvendësministri Bexheti takon bujqit e Çegranit: Do ta riaktivizojmë kanalin e ujitjes!

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, zhvilloi sot një takim me bujqit e fshatit Çegran dhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen fermerët, si dhe hapat konkretë për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.

Një nga çështjet kryesore që u ngrit gjatë takimit ishte përmirësimi i infrastrukturës bujqësore, me theks të veçantë në rikthimin e funksionalitetit të kanalit të ujitjes nga lumi Vardar dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin me fushat. Fermerët theksuan se këto investime do të ndihmojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Zëvendësministri Bexheti u njoh nga afër me propozimet dhe shqetësimet e bujqve, duke theksuar angazhimin e tij për të gjetur zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme. Ai ritheksoi rëndësinë e një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm me fermerët, me qëllim që politikat bujqësore të reflektojnë nevojat reale të tyre.

“Do të angazhohemi maksimalisht që kërkesat e fermerëve të adresohen dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete, duke përmirësuar kushtet e punës dhe infrastrukturën bujqësore,” tha Bexheti.

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë për të mbështetur bujqit në mënyrë efektive dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

11 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

12 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago