Smart News

Zëvëndëskryeministri Fetai u prit në presidencën e Shqipërisë për ditën e Pavarësisë!

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, dje u prit në presidencën e Shqipërisë, nga presidenti, Bajram Begaj, që kjo pritje cilësohet si nderim i funksionarëve shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Nga imazhet e publikuara të pritjes madhështore në presidencë shihet se zëvendëskryeministri Fetai krahas gjithë eksponentëve tjerë të lartë të pranishëm ka kaluar kohë të gjatë duke qëndruar afër me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Mes tjerash, Fetai, dje ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë edhe në rrjetin e tij social facebook.

“Sot festojmë ditën më të madhe dhe më të rëndësishme të kombit tonë – 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Është dita e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, UÇK-së dhe Komandantit Legjendar, Adem Jasharit. Kjo është dita që na bashkon të gjithë, kudo që ndodhemi, dhe na kujton sakrificat e atdhetarëve tanë për liri, dinjitet dhe vetëvendosje. Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve, sot dhe përgjithmonë!”, ka shkruar Fetai.

Exit mobile version